Lajme Për Artist

Pas sëmundjes përgatit rikthimin

Kam arritur në jetë më shumë se ç’kam dashur dhe do të vdes e lumtur që isha e para”, kështu është shprehur Adelina në një nga intervistat e shumta për mediat. E vërtetë, ajo ka qenë e para këngëtare shqiptare që ka thyer disa tabu në Kosovë dhe Shqipëri, ndërkohë që ne ishim mësuar me një model shabllon në skenat tona. E kush nuk e mban mend vajzën lozonjare më kaçurrela, e cila nuk ishte më shumë se 14 vjeç kur u shfaq në skenën e festivalit. Por në atë kohë askush nuk mund të imagjinonte që vetëm një vit më vonë ajo vajzë çapkëne do të transformohej në një femër seksi, duke mos ngurruar ta shoqëronte këngën me një striptizë sensuale.
Por ajo që të çudit është fakti se ajo edhe sot vijon të mbetet një këngëtare e veçantë edhe pse konkurrenca është mjaft e madhe. Adelina quhet fenomeni kosovar pikërisht për risitë dhe çudirat që solli në muzikën mbarëshqiptare. Gjithmonë ka pasur kuriozitet për të mësuar sa më shumë mbi jetën e saj private, e cila sipas imagjinatës së të gjithëve mund të ishte po aq interesante sa performanca e saj në skenë, mirëpo Adelina ka ditur të jetë e rezervuar duke mos bërë asnjë koment për këtë fakt, duke jua mbajtur antenat ngritur të gjithëve për të mësuar të renë e radhës “Made by Adelina”. Ja si shkruan një fans i Adelinës në një nga forumet shqiptare në internet: “Ajo është femra më seksi shqiptare. Adelina është yll muzikë, yll arti, yll seksi, yll lirie, yll rebelimi, yll afere, yll i sportit, yll pavarësie. Adelina Ismajli ka thyer akullin, Adelina ka çmendur meshkujt...”
E vërteta e sëmundjes
Eshtë parë për herë të fundit në skenë në koncertin e Vitit të Ri dhe më pas asnjë dalje e saj në publik, asnjë turne, madje thuhet se këngëtarja ka anuluar disa kontrata me mjaft leverdi. Sipas burimeve tona në Prishtinë, thuhet se Adelina ka marrë ftohje në mushkëri dhe situata është rënduar pasi ajo pi shumë cigare si dhe tepron me pijen. Tani mjeku i ka ndaluar rreptësisht jo vetëm cigaren, por ai kontrollon edhe dietën e saj. Thuhej gjithashtu që këngëtarja ishte për kura në Turqi, në Zvicër, dikush tjetër aludon se mund të jetë shtatzënë, por e kontaktuar në telefon nga redaksia, e ëma na pohoi se ajo është në Prishtinë, në fshat tek daja i saj. E pyetur nëse është e vërtetë që e bija do të tërhiqet nga kënga, ajo na u përgjigj: “Nuk e ka menduar asnjëherë, madje tani po përgatitet për klipin e ri dhe së shpejti do të jetë në skenë.” Gjithashtu e ëma e mohon faktin se e bija është e sëmurë duke mos dhënë më shumë detaje rreth fjalëve që qarkullojnë në media dhe ambientet artistike.

Image
Beyonce Knowles shmanget nga faqet e internetit të cilat mbulojnë lajme për persona të shquar të shoubiznesit si ajo, sepse ka frikë të zbulojë komente të vrazhda të publikuara për të. Superylli është aq e frikësuar nga leximi i materialeve të publikuara në ueb sa që i ka caktuar vetes kufij në kohën që kalon online. "Nganjëherë gjej gjëra të caktuara, zakonisht në gazeta, sepse e lexoj më shumë gazetën sesa uebin. Ka vetëm një apo dy faqe interneti që unë vizitoj”, ka thënë bukuroshja Knowles. Por nëse futem në internet dhe tentojë të shoh atë çfarë njerëzit janë duke thënë, sigurisht që do të doja të fshihem nën një gur të madh dhe të mos dal kurrë më prej aty. Sepse unë prapëseprapë jam një qenie njerëzore, dhe disa gjëra, thjesht dhëmbin, andaj provoj të mos e lexoj internetin edhe aq shumë", ka përfunduar Beyonce.

 Image

I joshur nga suksesi i singlit të saj “Umbrella”, prodhuesi i njohur i ombrellave, Totes, i ka ofruar një kontratë të majme këngëtares 19-vjeçare, Rihanna.
Edhe pse jemi mësuar të dëgjojmë për yjet e shoubiznesit që lansojnë linjat e ndryshme të veshmbathjeve me nënshkrimin e tyre – këngëtarja Rihanna ka një biznes tjetër – ombrellat me emrin e saj, që tashmë janë hedhur në shitje.
Nëse shitja e ombrellave ecën sikur singli i saj “Umbrella”, atëherë sigurisht se Totes do të fitojë shuma të majme parash - e ndoshta së shpejti mund të fillojë me prodhimin edhe të çadrave të diellit me emrin e këngëtares.

Image
Nuk është vetëm Beyonce ajo që ka probleme me personalitete të dyfishta, edhe Rihanna e ka pranuar se njeriu që ne shohim në skenë dhe ajo në jetën private janë tërësisht njerëz të ndryshëm. Këngëtarja e cila po vazhdon të qëndrojë në vendin e parë të top-listave më këngën e saj “Umbrella”, ka thënë se e ka problem nganjëherë të kuptojë se kush është kush. Rihanna, është emri i saj i mesëm dhe emri skenik, ndërsa Robyn është emri i saj dhe është emri që e karakterizon vetë atë. “Nuk është se menaxheri im apo kompania ime më kanë thënë të bëjë kështu, por është diçka që unë nuk kam mundur të bëjë ndryshe”, ka shpjeguar ajo. “Më herët nuk kam mundur të mbaj buzëkuq. Nuk kam mundur të mbledh flokët të gjitha prapa, dhe gjëra të tilla femërore. Të qenit “Rihanna” nuk ka qenë e natyrshme. Kështu që unë jam rebeluar. Tash jam duke punuar në veten time. Tash Robyn dhe Rihanna janë pothuajse të njëjta”, ka shtuar ajo.

 

Image
Është dëshmuar si aktor, producent dhe regjisor i madh, mirëpo duket se Mel Gibsonit nuk po i ecën keq as në tregun e patundshmërive. Ai ka shitur shtëpinë e tij në Malibu për 30 milionë dollarë. “Mel Gibson ka shitur shtëpinë e tij në Malibu për 30 milionë euro. Shtëpia ka pamje në plazh, gjashtë dhoma, dhjetë banja, bodrumin e vërës dhe pishinën”, ka bërë të ditur gazeta Los Angeles Times. Këtë shtëpi, para dy vitesh, Gibson e kishte blerë për 24 milionë euro – që do të thotë se ka fituar 6 milionë euro për një periudhë të shkurtër kohore në tregun e paluajtshmërisë. Mirëpo Gibson nuk është ndalur me kaq. Ai ka shitur një shtëpi tjetër në të tij në Connecticut për 39.5 milionë euro, si dhe rançin në Costa Rica, për 25 milionë euro. Nuk dihet nëse Gibson po përpiqet ta ndërrojë profesionin e tij apo është duke mbledhur para për ndonjë projekt tjetër epik të kinematografisë.

 

Image
Madonna dhe Guy Ritchie janë shpallur çifti me stilin më të mirë në botë, sa i përket veshmbathjes, sipas një ankete të madhe, të realizuar nga revista prestigjioze, InStyle. Sipas kritereve të kësaj ankete, çifti Madonna-Ritchie, janë shembull për yje tjerë sesi duhet të vishen më përputhje me profesionin e tyre. Në mesin e amerikanëve të famshëm, në këtë listë, është përbiruar edhe çifti David dhe Victoria Beckham. Madonna dhe Ritchie pasohen nga çifti, Pitt-Jolie, ndërsa në vendin e tretë janë pozicionuar "ardhacakët amerikanë”, Victoria dhe David Beckham. Në vendin e katërt ndodhen Gwen Stefani-Gavin Rossdale, ndërsa në pesëshen e artë gjendet edhe çifti Demi Moore-Ashton Kutcher.

 

Image

Reese Witherspoon është nënë, fituese e çmimit Oskar dhe tani përfaqësuese e firmës kozmetike Avon. Kompania Avon Products njoftoi dje se ka nënshkruar kontratë me aktoren për ti dhënë pozicionin e Ambasadores Globale, i pari për kompaninë.
Në rolin e saj të ri Witherspoon do të shërbejë si kryetarja e Nderit e Fondacionit Avon që përqëndrohet në kërkimet për kancerin e gjirit, dhunën në familje dhe nismat për ndihma emergjente. Ajo do të jetë gjithashtu zëdhënëse për prodhimet kozmetike të Avonit.
Si pjesë e marrëveshjes disa vjeçare, Witherspoon do të jetë e përfshirë gjitashtu në iniciativat për produkte të reja dhe do të shfaqet në reklamat e firmës. Termat financiarë të marrëveshjes nuk janë bërë publike. Filmi i fundit i aktores, i titulluar Penelope del në kinematë amerikane më 17 gusht.

 

Image
Roli i aktores Scarlett Johansson në filmin “Girl With a Pearl Earring” e ka inspiruar një reklamë të re për një shtëpi franceze të modës. Aktorja 22 vjeçare do të prezantohet përkrah ikonës së ekranit të madh, Catherine Deneuve, lojtares së tenisit, Steffi Graf, dhe ish-presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev, në një reklamë të re të markës “Louis Vuitton”. Mirëpo, drejtori kreativ i kompanisë ‘Marc Jacobs’ ka thënë se reklama është inspiruar nga bukuria natyrale e Johanssonit. “E kam bazuar kryesisht koleksionin dimëror në karakterin e Johanssonit në filmin ‘Girl With a Pearl Earring’. E adhuroj atë. Mendoj se kjo është një prej reklamave më të bukura që i kemi xhiruar deri tani”, ka thënë Jacobs.

 

Image
Kampioni spanjoll, Real Madrid, i ka ofruar Milanit 90 milionë euro për brazilianin Kaka, respektivisht 20 milionë më shumë se që i kishte ofruar herën e fundit. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë menaxheri i brazilianit. "Mendoj se kjo është një ofertë e mirë – të cilën Kaka duhet ta shqyrtojë seriozisht. Jam në kontakt të përhershëm me drejtuesit e Realit – të cilët janë në pritje të sinjalit nga Milani dhe janë të gatshëm menjëherë ta nënshkruajnë marrëveshjen”, ka thënë menaxheri, Diogo Kotscho, për portalin brazilian “GloboEsporte.com”. Supozohet se ky transfer ka lidhje edhe me dëshirën e klubit italian, që në radhët e veta të sjellë sulmuesin e Realit, Julio Baptista. Menaxheri i Kaka-s, konsideron se Milan do të pajtohet me ofertën e re të Realit – që është për 20 milionë euro më e lartë se ajo e kaluara. Kaka ka kontratë me Milanin deri në verë të vitit 2011.

Image
Pasi ka fituar Ligën e Kampionëve me Milanin, fantazuese brazilian, Kaka, stinorin e ri e nis me ambicie edhe më të mëdha. Përveç titullit të kampionit të Italisë dhe atij të Evropës, ai dëshiron ta fitojë edhe Botërorin e klubeve, ndërsa në rrafshin personal shpreson ta fitojë “Topin e artë”. Shumëkush pajtohet që Kaka ishte figura kryesore për suksesin e Milanit në Ligën e Kampionëve. “Është e qartë se dua ta fitojë kampionatin dhe Kupën e Italisë, ashtu sikur edhe Ligën e Kampionëve. Mirëpo, më shumë dua ta fitoj Botërorin e klubeve në dhjetor”, ka thënë Kaka. Aty do të takohet edhe me Boka Juniorsin, kampione e Amerikës Jugore, për të cilën me siguri do të paraqitet edhe Huan Roman Rikelme, i huazuar nga Villarreali dhe njëri nga kandidatët më seriozë për epitetin e futbollistit më të mirë të vitit. “Për ta fituar ‘Topin e Artë’ duhet të luash mirë gjatë gjithë vitit. Vjeshta është para nesh dhe unë duhet të vazhdoj të dëshmoj”, ka shtuar braziliani. Rikelme e ka në përparësi të vogël, pasi ka luajtur edhe në Kupën e Amerikës, por ka edhe kandidatë të tjerë.



 

 


Aktori amerikan Matt Damon ka deklaruar se dëshiron të ndjekë hapat e kolegut të tij George Clooney dhe të idhullit të tij të filmit, Clint Eastwood, duke kombinuar me sukses dramaturgjinë, aktrimin dhe karrierën e tij si regjisor. Damon veç më ka fituar një Oscar për skenarin e shkruar për filmin Good Will Hunting, po ende është duke pritur që të lulëzojë karrierën e tij regjisoriale. Karriera që aspiroj është ajo e George Clooneyt, ai definitivisht është duke e bërë ashtu si duhet, ka thënë Damon. “Ata shkruajnë, aktrojnë dhe janë regjisorë në të njëjtën kohë, duke e bërë sipas mënyrës së tyre. Unë adhuroj bërjen e filmave dhe vërtet dua të bëj regji. Kam studiuar regjisorët gjatë dhjetë vjetëve të fundit dhe mendoj se jam i gatshëm ta bëj”.


 

Mesfushori i Chelseat, gjermani Michael Ballack, i ka hedhur poshtë thashethemet e mediave se është afër kalimit te skuadra spanjolle, gjiganti mbretëror, Real Madrid. Ka pasur spekulime se bosi i Real Madridit, Bernd Schuster, do ta sjellë bashkëvendësin e tij së bashku me Arjen Robbenin. Ballak ka dështuar ta dëshmojë veten në sezonin e tij të parë në Premierligë, pavarësisht se njihet si një prej lojtarëve më të mirë në botë, në pozitën ku luan. Disa media kanë spekuluar se Chelsea do ta lejonte Ballackun të largohet, në përpjekje për të siguruar fonde për ofertën që do t’ia bënin Sevillas për Daniel Alvesin, pasi që siç dihet, pronari Roman Abramovich, nuk ka ndarë mjete të mjaftueshme për ekipin londinez. Megjithatë Ballack në një deklaratë për ueb-faqen oficiale të Chelseat ka thënë se ai është i lumtur në Londër. “Unë jam tërësisht i përkushtuar në Chelsea. Kam ardhur këtu të fitoj trofe dhe të jem i suksesshëm në futbollin anglez, dëshiroj t’i siguroj adhuruesit e Chelseat për këtë”, ka thënë ai. “Jam shumë i lumtur në Londër, si profesionalisht ashtu edhe për familjen time. Spekulimet rreth largimit tim nuk janë të vërteta. Nuk kam interes të largohem nga Chelsea dhe nuk kam kontakte me Real Madrid”, ka përfunduar ai.

 


 

Bokseri kosovar Luan Krasniqi humbi shansin më të mirë për të arritur në përballjen për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në versionin WBO. 36-vjeçari nga Juniku që bokson për ngjyrat e flamurit të Gjermanisë u mund me KO teknik në raundin e pestë të ndeshjes nga amerikani Tony Thompson. Ishte gjyqtari i sfidës së të shtunës, ai që e ndërpreu ndeshjen në këtë raund pasi pa që Krasniqi nuk po reagonte fare ndaj goditjeve të njëpasnjëshme që po merrte nga kundërshtari amerikan, i cili tashmë do të luftojë për të arritur gjerdanin e artë të versionit ËBO.Pas takimit, boksieri kosovar deklaroi se në raundin e tretë ndjeu dhimbje në kurriz dhe beson se kjo ndikoi që ai të ishte aq apatik ndaj goditjeve të Thompsonit. “Mendoj se humbja ka ardhur si rezultat i moskujdesit tim për luftën e zhvilluar. Kam dështuar në luftën në distancë dhe është krejtësisht e qartë që kam humbur. Në raundin e dytë dhe të tretë jam dëmtuar shumë keq. Pasi kam marrë goditje të njëpasnjëshme në të njëjtin vend, jam dëmtuar në kurriz. Pikërisht këtu e kuptova se nuk do të mund të dal me sukses nga ky takim” shprehet për, boksieri 36-vjeçar. Pas humbjes së tretë të Krasniqit, që ndoshta është më e hidhura e karrierës së tij në boksin profesionist, kosovari nga Juniku mendon seriozisht edhe “varjen në gozhdë” të dorezave që i ka mbajtur për shumë kohë. “Është rrugë e vështirë që pas kësaj humbje unë të vazhdojë karrierën. Me këtë moshë vështirë e kam të vendos për të ardhmen. Aktualisht nuk di se ç’farë të them. Duhet fillimisht të pushoj, të bisedoj me të afërmit e mi dhe me trajnerin për mundësinë e vazhdimit të karrierës” deklaron boksieri Luan Krasniqi. Ndërkaq, pas kësaj humbjeje të çuditshme u hodhën dyshime për ndonjë trukim të rezultatit pasi në kompanitë e basteve ishin hedhur shuma të mëdha për fitoren e boksierit kosovar pasi ky i fundit shihej si favorite kryesor i kësaj sfide. Por, Krasniqi e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë duke u shprehur se asnjëherë në jetën e tij nuk ka fiksuar rezultate ndeshjesh. “Ka njerëz të tillë që spekulojnë edhe për gjëra të tilla, por them me shumë përgjegjësi se në karrierën time nuk kam trukuar asnjë ndeshje. Unë e pranoj humbjen, pasi kundërshtari im ka qenë më i mirë. Nuk mbaj mend të kisha pasur ndonjë humbje më të keqe në karrierën time. Kjo ka qenë ndeshja ime më e dobët”. Më pas, boksieri kosovar flet edhe për kundërshtarin e tij dhe për mundësinë që kishte 36-vjeçari për të kthyer takimin në anën e tij. “Unë nuk e kam ditur se kundërshtari im Tony Thomposn është aq i përgatitur dhe i gatshëm që mua të më sjellë në një situatë të tillë. A e patë se ai ka qenë më superior dhe shanset e mia për të fituar kanë qenë zero. Ka pasur shanse për ta përmbysur takimin në anën time, por nuk di ç’farë ka ndodhur. Nuk e kisha vullnetin e mëparshëm për t’u kthyer në luftë edhe pas disa goditjeve të pranuara nga ana ime. Nuk është ndonjë dëmtim i madh që Thompson tani të më kërkojë mua falje, por është e vërtetë se jam dëmtuar në kurriz. Nuk e di sa serioz është ky dëmtim, por e kam njoftuar mjekun se duhet të më kontrollojë urgjent” shprehet Krasniqi. Ky i fundit ka folur më pas edhe për trajnerin e tij dhe për stërvitjen që ka zhvilluar me të për sfdiën kundër amerikanit Thompson. “Trajneri më ka stërvitur shumë mire, por unë as zero për qind nuk kam mundur ta shfaq atë që më ka mësuar trajneri” përfundon 36-vjeçari, Luan Krasniqi.

 


 

Beckham është bërë një ndër çiftet më të pëlqyer kohët e fundit, ku famës së David si futbollist i është shtuar edhe pamja trendy e Victoria. Kjo e fundit në mënyrë të veçantë ka kritikuar ashpër Eddie Murphy në lidhje me refuzimin e atësisë së vogëlushes së sapolindur nga kolegia e saj Mel B. Komenti i Posh Spice nuk ka qenë përpara një konference për shtyp, as gjatë një interviste për revistat e modës, por ky koment është shfaqur drejtpërsëdrejti gjatë shfaqjes së re ku protagonistë janë Beckham, që kanë mbërritur në Amerikë menjëherë pas firmosjes së kontratës së David me Los Angeles Galazy.Victoria ndër të tjera ka ironizuar titullin e filmit të famshëm të interpretuar nga Murphy, ‘Beverly Hills Cop’, duke zëvendësuar fjalën polic me një tjetër të ngjashme pak ironizuese. ‘Nëse do të më ndodhte mua një gjë e tillë, do të bëja të pendohej që kishte lindur mashkull”, ka theksuar Posh.

 


 

Te burrat indianë dhe sjellja e tyre seksuale nuk duhet besuar kurrë. Çka është më e keqja, ata po mbushin vendin me virusin HIV. Kjo është deklarata bombë e një ministreje femër të kabinetit indian, e cila të hënën kritikoi "hipokrizinë" masive të vendit kundrejt seksit. Ministrja e Gruas dhe Fëmijës, Renuka Choudhuri, tha se gratë indiane duhet ta mbrojnë veten nga HIV/AIDS dhe të përdorin prezervativë, sepse burrat e tyre të pabesë mund të sjellin virusin në shtëpitë e tyre, pasi të kishin "vizituar" më parë gra të tjera. "Nuk mund t‘u besoni burrave tuaj", tha ministrja në një takim të Forumit Kombëtar të Grave dhe rrjetit indian të njerëzve që bashkëjetojnë me virusin HIV. "Në rast se burrat do të ishin të kujdesshëm, atëherë po, ju nuk do të kishit nevojë ta mbronit veten". Në Indi jetojnë rreth 2.5 milionë njerëz të infektuar me HIV dhe kjo është një shifër ekstremisht e lartë, që e rendit këtë vend pas Afrikës së Jugut dhe Nigerisë, e, për më tepër, rreth 40 për qind e të infektuarve janë gra. Aktivistët dhe zyrtarët thonë se pjesa më e madhe e tyre infektohen pasi bashkëshortët "vizitojnë" prostituta.

Jemi Të Vetëm
 
Për Reklamat Tuaja Na Kontaktoni
Jeni Të Mirëseardhur
 
Vetëm Për Ju
Me Respekt Nga
 
KAZEHA
 
Today, there have been 2695 visitors (4935 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free